Në Peshkopi të martën më 17 janar, ora 10 në pallatin e kulturës dhe ora 12 e 30 në stadiumin “Korabi” në prag të ndeshjes Korabi-Partizani (e vlefshme për kupën e Shqipërisë) do të kujtojmë me shumë respekt ish futbollistin e talentuar dhe mësuesin e përkushtuar Lutfi Manjani.
Për meritat dhe rrugëtimin e tij të suksesshëm, Manjani do të vlerësohet me tituj dhe medalje nga Bashkia e qytetit, Klubi i futbollit Korabi dhe shkolla ku punoi për vite me radhë, “Nazmi Rushiti”.
Kush dëshiron të jetë i pranishëm në këtë nderim të mjeshtrit të sportit dhe edukatorit e qytetarit model që u nda pak ditë më parë nga jeta, është i mirpritur. Si ish nxënës i tij, ideator dhe organizator i aktivitetit, do bëj maksimumin që Profesor Luti të marr meritat e duhura :- shkruan gazetari i njohur Defrim Methasani, organizator i këtij eventi icili do të mbahet për nder të ish futbollistit të Korabit