Tërmeti/ Drejtoria Vendore e Policisë Dibër në gadishmëri për çdo rast nevoje

0 0
Read Time:51 Second

Menjëherë pas rënies së tërmetit mbrëmjen e datës 15 janar 2023, Salla e Komandimit në Drejtorinë Vendore të Policisë dhe në Komisariatin e Policisë Bulqizë dhe Mat, kanë komunikuar me Specialistët e Policisë së Zonave, me Spitalet dhe me përfaqësuesit e njësive administrative për marrjen e masave në kohë dhe ardhjen në ndihmë qytetarëve në rast nevoje.

Gjithashtu Drejtori i Drejtorisë së Policisë z.Dhimitraq Ziu, sëbashku me shefat e Komisariateve kanë marrë kontakte me Kryetarët e Bashkive Klos, Mat, Bulqizë dhe Dibër dhe kanë bashkërenduar punën për menaxhimin e mbajtjen nën kontroll të situatës. Puna më e madhe është fokusuar në Klos aty ku ishte dhe epiqendra e tërmetit dhe u mblodh grupi i Emegjencave Civile, Prefekti i Qarkut dhe Kryetari i Bashkisë, ku u ngrit menjëherë grupi i punës për evidentimin e objekteve të dëmtuara dhe ardhjen në ndihmë qytetarëve.

Strukturat e Policisë së Dibrës janë në gadishmëri dhe në terren si dhe siguron qytetarët se është në shërbim dhe ndihmë të tyre për mbarëvajtjen e kësaj situate.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %