Pas lëkundjeve të forta të tërmetit të një nate më parë, në Bashkinë e Klosit u mblodh sot shtabi i emergjencave për vlerësimin e situatës. Në një deklaratë për mediat, prefekti i qarkut të Dibrës, Nexhbedin Shehu njoftoi se grupet e punës janë në terren për vlerësimin e dëmeve
Mbrëmë në orët e vona ka pas një tërmet. Në sa po dalim nga mbledhja e shtabit të emergjencave të bashkisë së Klosit. Mbrëmë punonjësit e bashkisë, policia dhe emergjencat kanë qenë në ndjekje të situatës. Për fat të mirë nuk kemi dëmtime në njerëz, ka patur dëme të lehta në banesa, kryesisht të amortizuara. Gjithësesi, tani me urdhër të kryetarit të Bashkisë, po ngrihen grupet e vlerësimit po marrin ankesat e qytetarëve dhe sipas njësive administrative do të bëjmë verifikimet në terren në të gjithë bashkinë Klos. E njëjtja gjë po ndodh edhe në Bashkitë, Mat, Bulqizë dhe Dibër. Më shumë mendohet që ka banesa të dëmtuara në Klos, por edhe Mati është i prekur dhe pak Bulqiza.”- u shpreh ai, ndërsa tha se një tjetër mbledhje do të zhvillohet në mesditë ku do të jetë e pranishme edhe zv/kryeministrja.
Ndër të tjera Shehu tha se Bashkia Klos mendohet të ketë deri tani rreth 22 ndërtesa, por në orët në vijim do shohim se si do shkojë situata. Sa i takon dëmtimeve, ai shtoi se nuk janë dëmtime që rrezikojnë jetën e qytetarëve, sepse nuk ka pas ankesa nga qytetarët për evakuim. “Gjithësesi në dy tre ndërtesa ku mendohet se ka pas dëmtime të rënda kanë shkuar edhe grupet e punës. Mbetet për t’u vlerësuar në vijim,” përfundoi prefekti./abcnews.al