Një punonjë policie ka mbetur i plagosur rëndë, pasi ka plasur goma e kamionit në Dibër. Paraprakisht bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qenok”, ku një mjet i tonazhit të rëndë, kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor.
Patrulla e Policisë ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe në këtë moment ka plasur goma e kamionit, duke dëmtuar të dyja këmbët e efektivit të Rrugores, Tonin Tosku.
Ndërkohë pritet që polici të transportohet me helikopter drejt Tiranës.
Dibër/informacion paraprak:
Rreth orës 14.00, në vendin e quajtur ‘Qenok’, aksi rrugor Maqellarë-Peshkopi, një mjet i tonazhit të rëndë kamion ka pësuar defekt duke bllokuar aksin rrugor. Menjëherë patrulla e Policisë Rrugore ka shkuar në vendin e ngjarjes me qëllim menaxhimin dhe hapjen e trafikut për automjetet.
Gjatë momentit që punonjësi i Policisë Rrugore po rregullonte trafikun, ka plasur njëra nga gomat e kamionit dhe është lënduar rëndë punonjësi i policisë rrugore shtetasi T.T.
Punonjësi i Policisë është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka dëmtuar të dy këmbët.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje.
Pritet helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë për të transportuar punonjësin e Policisë drejt Tiranës për ndihmë mjekësore më të specializuar.