Në kodrat e Surrelit, Rama inspekton zonën ku do të ndërtohet resorti nga sipërmarrësi Ismet Shehu

0 0
Read Time:54 Second

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot nga afër zonën ku kanë nisur punimet për resortin agroturistik, që po ndërtohet në repartin e braktisur ushtarak në Surrel.

I shoqëruar nga ministrja e Bujqësisë Frisda Krifca dhe sipërmarrësi Ismet Shehu, Rama u njoh nga afër me projektin që do t’i japë jetë kësaj zonë, pasi përfshin, restorante, ambiente pushimi, pishina verore, sera me të produkte vendi etj.

Në një moment Rama i bëri vërejtje sipërmarrësit, duke thënë që të fikë dritat dhe pse qeveria nuk do të rrisë çmimin.

“Ore do i fikni këto drita se në cmendët me këto. Ne themi nuk do iu rritim çmimin ju i mbani ndezur”, tha Rama me nota humori.

“KAZERMA e Cerenit, një investim mbresëlënës i Ismetit, ikur në emigracion në Angli nga Kalaja e Dodës dhe kthyer në Shqipëri me eksperiencën e kuzhinës, i cili është bërë i njohur përmes restorantit “Cereni” në Surrel dhe tanimë po i jep formën përfundimtare të një resorti agroturistik një reparti të braktisur ushtarak në të njëjtën zonë”, ka shkruar Rama në videon e publikua në Facebook.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %