Endrit Shehu, i riu me origjinë nga Vlesha e Dibrës prej vitesh ka jetuar në shtetin grek, më pas në atë britanik ku pasionin për futbollin e ka ndjekur kudo që në vegjëli. Që në moshë të vogël është angazhuar me futboll më shtetin grek ku më vonë pas shumë çertifikimeve arrin të marrë statusin e trajnerit.
Prej dhjetë vitesh ,ai ushtron këtë profesion në shumë skuadra të vogla britanike madje trajneri me prejardhje nga Shqipëria është pjese e kampit te gjeneratave të reja të Liveprool-it për gjashtë vite me rradhë në kohë të pjesshme.
Lidhur me këtë eksperiencë Shehu shprehet se:- Kam gjashtë vite që jam pjesë part time në sezonin veror tek ekipi i moshave të Liverpool-it dhe shumë shpejt mendoj se do jem me kohë të plotë në futboll.
Endrit Shehu prej vitesh jeton në shtetin Anglez ,ku përveç angazhimeve në futboll si trajner i disa skuadrave, jetën sportive e zhvendos dhe në formatin e fitnesit. Ai ushtron dhe profesionin e “personal trainer” në palestrën që menaxhon bashkë me bashkëshorten e tij ku nuk kanë munguar edhe vlerësime me çmime të rëndësishme.
Të rinj si Endriti jo vetëm që na bejnë krenar për arritjet e tyre ,por pasqyrojnë dejnësisht vlerat dhe atributet e vyera të familjes dibrane dhe traditave shqiptare.
|Samet Zagradi-Portali Dibra ON|