Pas konkursit të Ministres së Arsimit të titulluar “Shqipëria Ime 2022” konkuruan shumë nxënës nga e gjithë Shqipëria.
Mes qindra pikturave ajo çka tërhoqi vëmendje ishte punimi i nxënëses së klasës së 10-të të Gjimnazit “Fiqiri Dine” Maqëllarë.
“Vajza Shqiptare” ishte titulli i pikturës së Ergi Kadria, nxënëse e gjimnazit të Maqëllarës e cila pas votimeve të publikut në konkursin e ministres Kushi u rendit e 3-ta në rang vendi.
Së shpejti, këto piktura dhe të gjitha pikturat e tjera finaliste në të treja albumet do t’i gjeni në një ekspozitë të veçantë që do ta shpallim në ditët në vijim, ku do të organizojmë edhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve me pjesëmarrjen e të gjithë finalistëve:- përfundon Ministrja Kushi në postimin e saj në rrjetin social Facebook.