Read Time:30 Second
Korabi i ka dhënë një tjetër goditje Skënderbeut. Korçarët nuk ndodhen në një situatë të mirë në Kategorinë e Parë, atje ku duket se rikthimi në Superiore do të jetë më shumë se i vështirë. Vendasit shënuan të parët në minutën e 8 me anë të Jotit.
Zguro të barazonte rezultatin në të 41 me penallti, ndërsa Keko në të 60, po me penallti, riktheu në avantazh Korabin. Kështu do të mbyllej ky takim, me vendasit që shkojnë në vendin e tretë, vetëm katër pikë larg Flamurtarin dhe Dinamos. Ndërkohë Skënderbeu gjendet në vendin e 7 me 13 pikë të grumbulluara.