Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin “Krenaritë e vendit”, në Peshkopi.
Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se, sot jepen simbolikisht disa falënderime publike.
“Ata që do i marrin këto falënderime drejtpërdrejt janë thjesht përfaqësuesit e të gjithë juve këtu dhe të tjerë që nuk janë këtu. Sepse vështirë për t’i mbledhur të gjithë njerëzit që na bëjnë krenarë, që bëjnë krenarë komunitetin këtu”, tha Rama.
Por, shtoi kryeministri, “kjo është një eksperiencë pozitive edhe për ne. Kështu që do të rikthehemi përsëri, edhe tek të tjerët, për t’i shprehur të gjithë respektin e merituar dhe mirënjohjen për kontributin që japin për komunitetin, por mbi të gjitha për shembullin që japin sesi me ide dhe me punë të madhe bëhet sukses jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin më të largët”.
Mat TV