Read Time:41 Second
Kryeministri Rama ka përuruar një ujësjellës në Dibër duke theksuar se PS ishte e vetmja parti që dërgoi ujin e pijshëm 24 orë në këtë zonë të vendit, gjë që nuk e kishte bërë askush më parë sipas tij.
Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu as në demokraci, as në komunizëm, as në mbretëri dhe as në perandori. Kjo është Partia Socialiste. Gëzuar për PS, të rrojë sa malet se pa PS bëhet fushë çdo gjë”, tha Rama, ndërsa bëri një dolli me ujë edhe me një qytetar duke thënë se ujin e kishin prej tij.
PD jo nuk e solli ujin, por e thau komplet. Ajo partia tjetër bëri sa mundi, por ujë nuk solli. Këtë ujë e ke nga PS. Ta pish me shëndet!”, i tha Rama qytetarit. /abcnews.al