Policia rrugore Dibër/ Procedohet penalisht një shtetas dhe hiqet një patentë, droni gjurmoi parakalimet e gabuara

0 0
Read Time:1 Minute, 44 Second

Policia rrugore Dibër gjatë fundjavës ka marrë masa për parandalimin e aksidenteve dhe sigurisë rrugore.

Gjatë monitorimeve të zhvilluara, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas për veprën penale ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit

Policia e Rrugore e Dibrës, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, te tregojne kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore Dibër🚓
Masa të shtuara gjatë fundjavës, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
➡️Patrullat e Policisë Rrugore me automjete të uniformuara dhe të pauniformuara duke përdorur dhe dronë kanë monitoruar qarkullimin rrugor në të gjithë territorin e qarkut, duke evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh që shkelin Kodin Rrugor.
✅Kontrollet janë përqendruar kryesisht në evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara, bëjnë manovra të rrezikshme në rrugë, që drejtojnë mjetin pa vendosur rripin e sigurimit, apo nën efektin e alkoolit, apo duke përdorur celularin gjatë drejtimit të mjetit.
✅Gjatë monitorimeve të zhvilluara, është proceduar penalisht në gjendje të lirë një shtetas për veprën penale ” Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe është pezulluar 1 leje drejtimi, për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit.

✅Gjithashtu, në të gjithë qarkun janë evidentuar dhe ndëshkuar shumë drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara në kthesa të padukshme dhe mos pozicionim i mjetit në karexhatë, shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
✅Në të gjitha akset rrugore të qarkut, urbane dhe rurale, shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet dhe monitorimet intensive duke përdorur dronë, kamera, alkooltestues, dhe mjete të pauniformuara, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të automjeteve.
➡️Policia e Rrugore e Dibrës, apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës në tërësi, veçanërisht drejtuesit e mjeteve, motomjeteve dhe çiklistët, që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo paligjshmëri./btvnews.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %