Korabi “shkërmoq” Lushnjën në Peshkopi. Gola, spektakël, polemika dhe emocione në stadiumin “Korabi”.

0 0
Read Time:54 Second

Korabi në javën e gjashtë të kampionatit të Kategorisë së Parë u përball sot ndaj ekipit të Lushnjës në stadiumin e qytetit. Kushtet e shkëlqyera atmosferike bënë që në stadium të jenë një numër I konsiderueshëm tifozësh të cilët shijuan një nga ndeshjet më të bukura që ekipi dibran ka bërë deri tani. Përvec rezultatit pozitiv dhe lojës të bukur ajo cka i gëzoi më shumë tifozët e pranishëm ishin golat e shënuar që në fillimet e ndeshjes.


Ishin pikërisht 4 gola të shënuar nga në minutën e 4 tërt dhe të 15 nga Albers Keko dhe 13 dhe të 89 nga Marjo Beshiraj ndërsa ekipi mik shënoi një gol të vetëm.


Korabi ka bërë një ecuri pozitive dhe ku elaminoi Besën e Kavajës në Kupën e Shqipërisë dhe renditet në vendin e dytë me 12 pikë pas Dinamos kryesuese.
Pas fitores së sotme Korabi ka luajtur 6 ndeshje ndër të cilat 3 I ka fituar dhe 3 të tjera janë ndarë në barazim , ndërsa javën e ardhshme pritet një transfertë e vështirë ndaj ekipit të Tërbunit.

|S.Zagradi Dibra On|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %