Gazetari i mirënjohur dibran Defrim Methasani është vlerësuar sot nga kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari për kontributin e madh në promovimin e sportit në këtë qytet.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë gazetari Methasani në rrjetin e tij Facebook që ndër të tjera shkruan:-
Vlerësimi nga Bashkia e Kuçovës dhe kryetari i saj Kreshnik Hajdari, ishtë mirjohje e tyre për punën që kam bërë edhe në shërbim të vlerave sportive të këtij qyteti. Për mua ky dedikim i tyre është kënaqësi e momentin, por mbi të gjitha është përgjegjësi e së ardhmes për të bërë akoma më shumë nē respekt të atyre që kontribuan për futbollin dhe sportin. Këtë çmim në ditën kur edhe u dekoruan ajka e futbollit të Naftëtarit të dikurshëm e ndaj me RTSH dhe të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me mua. Mirënjohje mirënjohësve!