Historia e dashurisë mes të rinjve u kthye në tragjedi në Klos! 17-vjeçari ishte dashuruar me vajzën e autorit

0 0
Read Time:51 Second

Një histori dashurie mes dy adoleshentëve u bë shkak i tragjedisë së ndodhur ditën e sotme në Klos.

17 vjeçari që mbeti i vdekur, ishte i dashuruar me vajzën 16-vjeçare të autorit të ngjarjes, Fiqiri Mjeshtri.

Ishte familja Mjeshtri që kundërshtonte këtë lidhje mes të rinjve dhe shkruan në një lokal në qendër të Klosit për t’u sqaruar. Fiqiriu kishte marrë me vete dhe dy vëllezërit, Besnik Mjeshtrin që ishte polic bashkiak dhe Fatmir Mjeshtrin.

Ndërsa 17-vjeçari kishte marrë të atin dhe dy të afërmit e tyre për t’u sqaruar me familjen e vajzës. Sherri mes tyre degradoi në përdorimin e armëve. Të vdekur mbetën babë e bir të familjes Shira.

Lidhur me ngjarjen policia tha se autori, Fiqiri Mjeshtri është vetëvrarë, ndërsa janë arrestuar Fatmir dhe Besnik Mjeshtri. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një lokali në qendër të Klosit, duke shkaktuar panik mes banorëve të pranishëm.

Viktimat
Ilir Shira, 44 vjeç
Kenad Shira, 17 vjeç
Fiqiri Mjeshtri, autori i vetëvrarë

Të plagosur
Renato Hasula
Eglant Hasula

Të arrestuar
Fatmir Mjeshtri
Besnik Mjeshtri

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %