Aktivitetet rinore në ditët e sotme sa vijnë e shtohen të paktën në shkollat e mesme të qytetit tonë. Gjimnazi “Said Najdeni” tashmë i ndarë në dy godina në Seid Najdeni 1 dhe 2 po ndërmerr inisiativa dhe aktivitete që bëjnë bujë në qytet falë seriozitetit dhe përkushtimit të nxënësve dhe mësuesve të kësaj shkolle.
Një nga aktivitetet më të fundit të nxënësve të gjimnazit “Said Najdeni ll” ishte aktiviteti i realizuar nga klasa 12-9 në kuadër të lëndës së biologjisë dhe nën kujdesin e veçantë të Valbona Muça mësuese e kësaj lënde. Aktiviteti konsistonte në datën 4 Shkurt, në ditën ndërkombëtare të luftës kundër kancerit. Nxënësit e kësaj klase dhe jo vetëm menduan që ky aktivitet të mos jetë vetëm brënda lëndës apo brënda klasës së tyre por impakti dhe sensibilizimi të jetë disa herë më i madh. Me ndihmën e World Vision, e pranishme në çdo aktivitet të shkollave nxënësit e gjimnazit u bashkuan për të organizuar aktivitetin me rreth 100 të ftuar. Në këtë aktivitet u realizuan dy filma me metrazh të shkurtër nga vetë nxënësit e shkollës, videomesazhe nga vende të ndryshme të botës dhe nga personazhe të njohur në vendin tonë. Një nga organizatoret kryesorë të këtij organizimi tha për DibraOn.Com se:- Për të realizuar këtë projekt jemi lodhur shumë, kemi punuar, kemi improvizuar por kemi marrë shumë kënaqësi dhe komuniteti e ka përqafuar shumë nismën tonë. Kemi gjetur shume dyer të hapura dhe partnerë që na ka kanë përkrahur. Mesazhi im për të gjithë ju është që të jetoni jetën si të ishte dita e fundit. Te doni sa me shumë dhe të falni sa më shumë. Asnjëhr nuk do ta kuptojmë sa të fortë jemi, derisa forca behet e vetmja zgjidhje që kemi.
Gjimnazi “Seid Najdeni”2 kohët e fundit ka pasur edhe disa nisma mjaftë të mëdha dhe shumë interesante. Nën kujdesin e veçantë të drejtoreshës Marsida Vishka dhe mësuesve të kësaj shkolle kanë organizuar aktivitete në kuadër të bullizmit dhe duke marrë nisma humanitare duke ndihmuar familje në nevojë. Të tilla aktivitete Dibra ka nevojë të ketë në numër më të madh veçanërisht nga të rinjtë. Dibra ka fatin të ketë të rinj mjaftë të zgjuar dhe të talentuar që kanë nevojë për pak ndihmë dhe inisiativë.