Opozita dorëzon në Kuvend propozimin për hartën e re territoriale

0 0
Read Time:1 Minute, 34 Second

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Kuvend draftin final për Reformën Territoriale. Ky draft propozon ndarjen e vendit në 94 bashki dhe në 3 ose 6 rajone.

Deputetja e PD Dhurata Çupi, e cila ka dorëzuar këtë draft në emër të demokratëve, ka kërkuar nga deputetët e PS dhe ata të PD që të miratojnë këtë projektligj, që sipas saj është në shërbim të interesit të qytetarëve.

Komisioni i reformës zgjedhore humbi 6 muaj kohë pa asnjë rezultat që prej ngritjes së tij nga Kuvendi në muajin shkurt. Me zgjatjen e mandatit të punës deri më 5 dhjetor, komisioni do të duhet të përfundojë propozimet për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Paralelisht, Kuvendi po shqyrton propozimet për reformën territoriale-administrative në një komision të posaçëm që pritet të përfundojë në 21 tetor pas zgjatjes së dytë të afatit.

Partia Socialiste është shprehur skeptike ndaj këtyre propozimeve dhe ka mbrojtur reformën në fuqi me 61 bashki që u miratua në vitin 2014.

Me konsensus politik, mazhoranca dhe opozita vendosën në shtator që të shtyjnë me 6 muaj të tjerë afatin e komisionit për Reformën Zgjedhore, pasi komisioni nuk arriti të funksiojë në afatin e parë 6-mujor.

Në atë kohë, dy bashkëkryetarët, Damian Gjknuri nga PS dhe Enkelejd Alibeaj nga PD, nuk dhanë arsye për vonesën e gjatë për të nisur nga puna, por u shprehën optimistë se do të arrijnë të realizojnë reformën në afatin e ri.

Në Komisionin për Reformën Territoriale, ekspertët e opozitës kanë kërkua shtimin e 33 bashkive, nga 61 që janë aktualisht në 94. Me rritjen e numrit të bashkive, rritet edhe numri i këshilltarëve bashkiakë në të gjithë vendin. Në qarkun Dibër propozohet shtimi i katër bashkive.

Qarku Dibër

1-Bashkia Maqellarë (Maqellarë)
2-Bashkia Kastriot (Kastriot, Fushë-Çidhën, Sllovë, Kala e Dodës)
3-Bashkia Lurë (Lurë, Arras, Zall Dardhë, Reç)
4-Bashkia Shupenzë (Gjoricë, Ostren, Trebisht)

Bulqizaime.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %