Banorët e Borovjanit, me nisma të shumta komunitare. Sistemojnë vullnetarisht varrezat e fshatit

0 0
Read Time:1 Minute, 18 Second

Inisiativat komunitare gjithmonë kanë qenë një faktor shumë I rëndësishëm në përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitet. Për fatin e keq këto inisiativa ndodhin më pak ditët e sotme dhe përse nevojat janë shumë të mëdha. Fshati Borovjan, I Njësisë Administrative Kastriot është një nga fshatrat model të Bashkisë Dibër për sa I përket marrjes së inisiativave komunitare ku cdo pjestar I komunitetit jep kontributin e tij me aq sa mundesi ka.
Rastësisht në adresat e portalit Dibra ON vijnë disa foto nga banorët e këtij fshati ku të gjithë së bashku për disa ditë me rradhe punuan për pastrimin, reabilitimin dhe sistemimin e vendit tek varrezat e fshatit Borovjan. Kjo inisiativë e ndërmarrë vullnetarisht nga kryeplaku i fshatit Avdul Zebi I ndjekur nga të rinjtë dhe banorë të tjerë të këtij fshati.


I kontaktuar nga gazetarët e portalit Dibra ON, Zebi theksoi se të tilla inisiativa janë të shpeshta në komunitetin e tyre dhe nevoja për ndërhyrjen tek varrezat e fshatit kanë qenë të mëdha. Rregullimi I murit mbajtës, pastrimi dhe sistemimi nga ferrat dhe rregullimi i portës së hyrjes dhe shumë shërbime të tjera një pjesë e madhe e të rinjve punuan për ditë të tëra .


Natyrisht që puna vullnetarisht nga banorët nuk mjafton por duhen dhe vlera monetare në mënyrë që materialet të blihen dhe për këtë sigurisht qe ka pasur edhe kontributor. Ky shembull shërben për të motivuar cdo person të kontribojë në komunitetin e tij duke I dhënë një dorë përmirësimit te kushteve të jetesës.

Mensur Shehi, Banor dhe kontribues i fshatit Borovjan
Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %