Sfida ndaj Luzit. Trajneri i Korabit : momenti i 3 pikëve të para

0 0
Read Time:43 Second

Pas barazimeve në dy javët e para të kampionatit, dibranët kërkojnë fitoren e parë për këtë sezon, pikërisht sot në stadiumin e Peshkopisë ndaj debutuesve të Luzit. Trajneri Shpend Kumbarçe ka besim se skuadra do të reagojë duke marrë tri pikët, edhe pse sipas tij nuk do ta kenë të lehtë.

“Luzi është një ekip me lojtarë cilësorë dhe duhet vlerësuar në maksimum. Gjithsesi, ne kemi punuar fort gjatë gjithë javës për këtë sfidë dhe grupin do ta kemi të plotë.

U kam kërkuar lojtarëve të japin maksimumin në fushë. Natyrisht, duke pasur edhe mbështetjen e tifozërisë, shpresoj që të marrim fitoren e parë”, ka përfunduar trajneri i dibranëve.

Korabi vjen pas barazimit 1- 1 në transfertë ndaj Flamurtarit, ndërsa edhe Luzi kamarrë të njëjtin rezultat me Orikun.

Pritet që sulmi dibran të ketë sot treshen Dragoj-Keko-Beshiraj.

F. Zhuzhi- Panorama Sport

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %