Viti i ri shkollor e gjen Shkollën 9-vjeçare Sohodoll me kushte më të mira. Këtë gjë e kanë bërë të ditue vetë drejtuesit e shkollës të cilët përmes një njoftimi në faqen zyrtare të shkollës shkruan:-
(postimi i shkollës nē fb)
VITI I RI SHKOLLOR 2022-2023, ME KUSHTE KOMODE.
Puna intensive gjatë gjithë verës e bashkisë së Dibrës, mundësoi që nxënësit e shkollës 9-vjeçare Sohodoll, t’a nisin këtë vit shkollor në kushte më të përshtatshme. Klasat dhe ambientet e përdorshme të kësaj godine u shtruan me pllaka, falë këmbënguljes së Kryetarit të Bashkisë, z. Rahim Spahiu, të cilin gjejmë rastin ta falenderojmë në emër të gjithë komunitetit për këto investime të domosdoshme.
Janë marrë edhe masat e tjera të nevojshme si lyerje, pastrim i inerteve dhe mbeturinave etj. Falenderime të sinqerta shkojnë edhe për administratorin e NJA Kastriot, z. Aleksander Hasi Kastriot, i cili na gjendet gjithmonë pranë për nevojat që kemi.
Edhe procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore ka përfunduar në kohë dhe pa asnjë problem.
Suksese dhe qoftë një vit sa më i mbarë për të gjithë!