Policia Dibër masa për garantimin e sigurisë për vitin e ri shkollor

0 0
Read Time:36 Second

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër ka marrë një sërë masash për garantimin e rendit dhe sigurisë, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2022 – 2023.

Në të gjitha shkollat e qarkut Dibër, çdo ditë do ketë prezencë të shtuar të Policisë së Rendit, të asaj Kriminale dhe të Rrugores, për të garantuar rendin, me qëllim zhvillimin normal të procesit mësimor në shkolla dhe sigurinë rrugore për nxënësit që kanë shkollat pranë rrugëve.

Gjithashtu, strukturat e Policisë së Dibrës do të jenë të gatshme për bashkëpunim në çdo kohë lidhur me aktivitetet sensibilizuese, problematikat dhe vlerësimin e masave për sigurinë në shkolla.

Procesi mësimor në ditën e parë të shkollës u mbyll qetësisht pa u shënuar asnjë incident.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %