0
0
Read Time:21 Second
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Martanesh të Bulqizës.
Një 54-vjeçar me inicialet A.B është rrëzuar në mal dhe ka pësuar fraktura të shumta.
Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes. Pas ndihmës së parë në spitalin rajonal, i dëmtuari është transportuar për ndihmë të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë me helikopter.
Pas lajmit grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave.