Partizani fiton në Elbasan, ndaj Laçit e zgjidh sërish Skuka

0 0
Read Time:51 Second

Partizani triumfon edhe në ndeshjen e dytë të kampionatit teksa mposhti në Elbasan Arena, me rezultatin 1-0, Laçin. Të kuqtë u shfaqën më kërkues në fushë megjithatë u shpërblyen vetëm në fundin e pjesës së parë teksa Xhuliano Skuka fitoi një 11-metërsh pas kontaktit në zonë me Mentor Mazrekajn.

Në fillim arbitri Shahini hezitoi, por me ndërhyrjen e VAR, akordoi penalltinë për kryeqytetasit. Nga pika e bardhë u paraqit Skuka, i cili nuk gaboi dhe mposhti portierin Dajsinani. Në fraksionin e dytë, edhe pse në disavantazh, kurbinasit nuk shfaqën dëshirë për të përmbysur sfidën dhe ishin përsëri të besuarit e trajnerit Colella ata të cilët kishin iniciativën dhe nëse nuk do të ishte për portierin Dajsinani, atëherë rezultati do të ishte edhe më i thellë.

Në fund, shifrat nuk ndryshuan dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të të kuqve të cilët me gjashtë pikë të plota mbajnë aktualisht kreun e kampionatit. Nga ana tjetër, Laçi mbetet me tre pikë në vendin e pestë

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %