0
0
Read Time:25 Second
Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, së bashku me përfaqësues të Autoritetit Rrugor Shqiptar, zhvilluan sot një inspektim përgjatë aksit nacional Maqellarë-Koben, me qëllim evidentimin e problematikave përgjatë këtij segmenti dhe marrjen e masave për përmirësimin e infrastrukturës dhe sigurisë rrugore në këtë aks.
Theksojmë që ky aks në të dy hyrjet e qytetit është mjaftë i amortizuar dhe qytetarët hasin shumë probleme në qarkullim sidomos tani në kohën ku grumbullimi dhe qarkullimi i njerzive eshte shumë herë më i madh.