Material i marrë nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 29 vjeç, banues në Dibër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi në Fushë-Bulqizë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një shtetas të mitur, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
U referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 60 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionin përkatës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.