U mbajt një Ceremoni përkujtimore në kuadër të 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës të ish punonjësit të Policisë së Shtetit, Dëshmorit të Atdheut Miftar KRRASHI .
Nën kujdesin e Drejtorit Vendor të Policisë Dibër, me rastin e 25-vjetorit të rënies në krye të detyrës së ish-punonjësit të policisë Miftar KRRASHI, u zhvillua ceremonia përkujtimore në nderim dhe mirënjohje të veprës së tij.
Gjatë fjalimit të mbajtur pranë lapidarit të Dëshmorit u theksua se përkushtimi, korrektësia, ndershmëria, sinqeriteti, ndienja e lartë e përgjegjësisë për të realizuar në kohë dhe me cilësi të gjitha detyrat e ngarkuara, trimëria dhe guximi në çdo kohë e situatë, kanë qenë tipare të spikatura në karakterin e ish-kolegut tonë.
Miftari ka qenë jo vetëm një punonjës policie i devotshëm :- thuhet ne komunikaten e Policise Diber, por dhe një bashkëshort model e prind shembullor. Dora gjakatare e vrastare e ndau Miftarin nga jeta, para kohe, në një moment kur, bashkëshortja, fëmijët, vëllezërit dhe ne kolegët, kishim më shumë nevojë për të.
Sot pas 25 vjetësh, të gjithë përulemi me shumë respekt e mirënjohje për aktin sublim që kreu duke flijuar jetën në krye të detyrës.
Ceremonia u zhvillua në fshatin Arras, pranë lapidarit të Dëshmorit Miftar Krrashit, ku u zhvilluan homazhe dhe u vendosën kurora me lule, nga familjarët e të ndjerit dhe punonjës të policisë të DVP-Dibër.
Në fund të ceremonisë u zhvillua një vizitë, në familjen e Dëshmorit .