Hedhja e plehrave të cilat vetë qytetarët i bëjnë pasi kanë konsumuar ushqim apo pije në piknik në det, mal apo pyje vijon të jetë shqetësuese.
Fushata ndërgjegjuese vijojnë të bëhen por sërish vihet re se kemi të bëjmë me një problematikë të madhe.
Jona është autike dhe ndërsa ka shkuar me pushime në bjeshkë ajo ka mbledhur kanacet që të tjerët i kanë hedhur në tokë për ti çuar në stan në vendgrumbullimin e mbetjeve.
Videoja e publikuar në rrjetet sociale nga babai i vajzës, Eljona Zajmi tregon se çfarë ka ndodhur dhe një mesazh
Si ka mundësi?! Jona me autizëm dhe ka aftësinë mendore të kuptojë që plehrat nuk hidhen në det, në tokë, ndërsa ne që na rreh mendja që jemi normal e të zgjuar e nuk kemi problem jemi këto që hedhim këto plehra që mbledh Jona.
O njerëz thirrni trurit ta rujmë këtë vend. Jona nuk pranon as ti marr unë, se mendon se do I hedh. Ishim shëtitje dhe ajo I ka mbledhur dhe do ti çojë tek stani ku janë plehra” thotë babai i vajzës, Eljona Zajmi, i cili ka filmuar videon dhe e ka publikuar në rrjete sociale.
Një video që përcjell mesazh vërtet ndërgjegjësues pas së cilës të gjithë ata që zgjedhin të lënë plehrat aty ku kalojnë orë argëtuese duhet tia pyetjen vetes: A jam normal?