Prej ditesh kam nxjerre nje njoftim ne instagram, ku u kam kerkuar vajzave, qe nese kishin raste te ngacmimeve seksuale ne pune, shkolle, rruge, te me rrefenin me kushtin e privatesise, sepse ajo qe eshte e rendesishme per nje gazetar eshte fenomeni.
Ishte e frikshme. Ishte e paimagjinueshme, cfare rrefimesh dhe cfare historish. Ngacmimet seksuale, ne pune kryesisht, jane nje dhune e tmerrshme ndaj femrave, nga Xheladin Bej-te drejtora, shefa, e menaxhere.
Nje nga rastet qe do permend eshte historia e nje vajze, e cila vjen ne Tirane si studente dhe duke qene se kerkonte te krijonte pavaresine ekonomike, filloi te punonte. (Vajza vjen nga zona e veriut te vendit).
“Isha 18 vjec kur fillova pune ne Call Center. Kisha vetem nje jave kur drejtori i Call Crnter-it, filloi te me ngacmonte. Ate gje e bente me te gjitha vajzat aty. Shkonte i perqafonte, i puthte, kerkonte afrimitet, gje te cilen e refuzova qe ne fillim. Pa kaluar as dy jave, isha ne pushim dhe shefi me vjen nga mbrapa, me kap nga floket, e pastaj tenton te me puthe. Instiktivisht e largoj dhe e shikoj shume seriozisht dhe iki. Me vone me therret ne zyre dhe me thote qe, sot e ke pushim, mund te largohesha dhe se duhet te firmosja nje leter qe ma kishte pergatitur. Nga situata tmerresisht e veshtire qe po kaloja, e firmosa ate leter dhe doja te ikja qe aty. Iki ne shtepi dhe pasi qetesohem, marr sekretaren dhe i them qe kur mund te marr leket. Me tha, “Ti duhet te na paguash leke ne, sepse ke firmosur vete doreheqjen, se s’te ka pushuar njeri dhe ke shkelur kontraten”. E mbylla telefonin per t’u mos u marre me me ta.
Filloj dhe kerkoj nje pune tjeter. Pas disa intervistave, filloj punoj ne nje kompani private, qe merrej me reklamim produktesh ne terren.
Cdo gje ne fillim ishte shume mire. Shefi na trajtonte shume mire dhe me ka qendruar afer, ne menyre qe te mesoja, por pastaj ndryshoi cdo gje. Ai filloi te me shihte ndryshe. Ishte burre i martuar dhe me dy femije. Filloi te me ngacmonte, filloi te me merrte ne telefon ne cdo kohe, filloi te me perndiqte. Prej punes, na duhej edhe te udhetonim bashke, dhe ne nje prej udhetimeve me ka marre peng, per 3 dite. Kisha shume frike dhe doja vetem te shpetoja gjalle. Fatmiresisht nuk tentoi te me bente asgje, vecse me kerkonte te martohej me mua dhe ai do linte edhe gruan e tij. Isha e friksuar, doja vetem te shpetoja. Ne fund u bind. U ktheva ne Tirane dhe nuk shkova me asnje dite ne zyre, e lash. Por ai s’me la mua. Me perndiqte, me vinte rreth shtepise me makine. Ne shkolle vinin me merrnin shoket, po ashtu me conin per ne shtepi. Prinderve nuk u thoja dot asgje, ndoshta im ate do e vriste, ndoshta vellai im. Ndoshta mua do me dilte nami, ndoshta do thonin qe ai e ka perdhunuar. Keshtu qe vendosa ta kaloja ashtu, ne qetesi, duke ecur ne rruge me frike, duke mbyllur deren e shtepise me celes ne cdo moment, duke fjetur me tmerre. Kjo ka qene eksperienca ime deri tani me punet”.
Kjo eshte nje nga historite e disa prej vajzave te cilat kane ardhur ne Tirane per te mesuar e punuar, per te ndertuar jeten e tyre dhe jo per t’u bere placke e disa qenve te cilet kerkojne te perfitojne prej pozicionit te punes qe mbartin, duke sjelle stres, frike, pasiguri, dhe dhunim te forte psikologjik, qe ka edhe kostot e veta per te ardhmen.
Nga: Osman Stafa