Pocesti “Parisi i vogël”, i fshehur diku në Dibër

1 0
Read Time:3 Minute, 8 Second

Autore: Albina Roshi

Ngjyrat e Dibrës” bashkohen në një mozaik të vetëm në secilin fshat ku ne shkojmë. Me vete marrim ndjenjën e të qenurit si në shtëpinë tonë teksa takojmë njerëz në fshatrat e Dibrës.

E nisim siparin e projektit të Dibra On me fshatin Pocest.
Fshati Pocest në Njësinë Administrative Maqellarë në Bashkinë e Dibrës është ndër fshatrat më piktoresk të kësaj njësie. Ky fshat shtrihet në një shpat mali, me një pamje panoramike të veçantë. Ajo që të bie në sy janë banesat e grupuara, rrugët me kalldrëm, shtëpitë me tjegulla dhe gurë. Në vitin 2000 numëroheshin rreth 500 shtëpi me një numër të konsiderueshëm banorësh. Teksa, ndalojmë dhe pyesim banorët sesi ka ndryshuar jetesa në fshat na shprehen:
” Dikur, këtu rrugët gumëzhinin nga zërat e fëmijëve që luanin deri natën vonë, nga njerëz të fshatit edhe të atyre që vinin nga ana e anës. Por, tani heshtja e ka kllaposur vendin sepse të rinjtë i kanë drejtuar sytë drejt vendeve të Europës.”
Fshati Pocest ndodhet vetëm 2 kilometra larg qendrës së Maqellarës apo rrugës nacionale Peshkopi – Tiranë dhe jo shumë larg doganës së Bllatës që e lidh këtë zonë me Maqedoninë e Veriut.

Mes lagjeve te Pocestit


Shumica e burrave të kësaj zone janë në emigrim për të siguruar të ardhura ekonomike, disa prej tyre janë shpërngulur në Maqellarë për të krijuar biznesin e tyre familjar, e shumë prej tyre merren me bujqësi e blegtori. Gratë e kësaj zone dallohen për pastërti, e kjo gjë vihet re në rrugicat e fshatit, që në orët e para të mëngjesit janë të pastruara dhe të sistemuara oborret e tyre që shkëlqejnë nga aroma lulesh.

Sidomos, tani në sezonin e verës vihet re një shumëllojshmëri ngjyrash të luleve zbukuruese në shëpitë e fshatit Pocesti, që kundërmojnë qorrsokaket nga aroma e tyre.
Jo vetëm për pastërti , por gratë dinë të krijojnë biznese të tyre personale. Të tillë përmendim zonjën Lirie, gruan e njohur të jufkave të Dibrës që të mirëpret në çdo kohë për të treguar se e mban gjallë traditën dibrane.

Xhamia Pocest

Një trashëgimi kulturore e Dibrës mbeten jufkat, që synon ta shtrijë biznes edhe jashtë Dibrës duke ia lënë si traditë familjarëve të saj. Pocestin, dikur të huajt e quanin “Parisi i vogël” e jo më kot e quanin të tillë.

Zonja, Lirie Rexha drejtuese e prodhimit te jufkave ne Pocest.

Kjo pasi, në këtë fshat gjen shumë dyqane, ku numërohen mbi 10 dyqane ushqimoreje, lokale dasmash si në asnjë vend tjetër. Madje, shumë prej dibranëve e quajnë si një qytet të dytë brenda një fshati të tillë. Në qendër të fshatit ndodhet shkolla 9 vjeçare “Jashar Kurtulla”, ku arsimohen fëmijët e fshatit Pocest.

Ujvara e Pocestit, Atraksion Turistik me fshatin Pocest


Ky fshat ngjyrat më magjepsëse i ka tek Ujëvara e Pocestit, e cila buron nga një shpat mali. Që nga fshati Pocest deri te Ujëvara të duhen rreth 4 orë rrugë me kuaj, pasi terreni është i vështirë dhe nuk lëvizet me automjete. Në çdo kohë takon rrugës turistë të huaj, si gjermanë, italianë, francezë që nuk hezitojnë të ndërmarrin rrugën në këmbë për të shikuar këtë bukuri natyrore. Me një sërë ngjyrash fshati Pocest i mirëpret të gjithë buzagaz për të kaluar netë verore tek ujëvara apo për të përshkruar tërë zonën e kalldrëmit të shtruar, ku historia mbetet e rrënjosur në shtëpitë e vjetra, ku rrallëkush flet për historinë e dikurshme të saj.

Fusha e Maqëllarës

Por, pamja piktoreske ku përpara fshatit shtrihet tërë fusha e Maqellarës të lë mbresa. Ky fshat të fton në një areal vlerash të paprekura në ndonjë fshat tjetër.
Mos harroni ta vizitoni një perlë të fshehur pak kilometra larg Maqellarës, ngjyrat e saj do t’ju shoqërojnë për një kohë të gjatë në kujtesën tuaj

Happy
Happy
14 %
Sad
Sad
14 %
Excited
Excited
71 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %