Kryhet me sukses një ndërhyrje e vështirë në Spitalin Rajonal të Dibrës

0 0
Read Time:36 Second

Një ndërhyrje e shkallës së lartë të vështirësisë është realizuar me sukses në Spitalin Rajonal të Dibrës, aty ku ekipi i kirurgjisë, i përforcuar me specialistë të rinj që shkojnë në këtë spital nga Tirana, po bën një punë fantastike, me intervente të nivelit të lartë, si në spitalet universitare të Tiranës.

E tillë është ndërhyrja për heqjen e një tumori masiv tek një 78-vjeçare, e cila sot gëzon shëndet falë operacionit të suksesshëm të kryer nga ekipi kirurgjikal me dr. Spiro Leçka, dr. Eriol Braholli, anesteziste-reanimatore dr. Estela Muho dhe stafi instrumentar i sallës operatore.

Së shpejti, thekson Ministrja e Shëndetësisë do të ketë 100 mjekë të specializuar të cilët do t’i shtohen spitaleve rajonale.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %