Vijojnë masat e shtuara nga Policia Rrugore e Dibrës, për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.
Përgjatë 10 ditëve të para të muajit Korrik, si rezultat i shtimit të kontrolleve për rritjen e forcës parandaluese dhe ndëshkuese nga ana e Policisë Rrugore me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar 3 drejtues mjetesh, për “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur”, dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 të tjerë “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
•Janë pezulluar 5 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, shpejtësi mbi normën e lejuar dhe qarkullim në sens të kundërt.
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë vendosur 404 masa administrative dhe konkretisht:
✅56 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit;
✅ 68 masa administrative për shkelje të sinjalistikës rrugore;
✅66 masa administrative për parakalime të gabuara;
✅64 masa administrative për pushim/qëndrim të gabuar;
✅ 9 masa administrative për përdorim të aparateve telefonike;
✅ 15 masa administrative për përdorim të pijeve alkoolike;
✅8 masa administrative për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.
✅14 masa administrative për mosdhënie përparësie këmbësorëve.
✅10 masa administrative për manovra të gabuara.
✅ 94 masa administrative për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për drejtuesit e mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.