Korabi sezonin që vjen do luajë në Kategorinë e Parë. Me shtatorin kur nis kjo ligë, në Peshkopi nuk kanë humbur kohë për të zgjedhur trajnerin e ri.
Do jetë Shpend Kumbarçe në krye të pankinës, mbështetur nga Mëziu dhe Reçi.
Ndërkohë Korabi bën me dije se Mehidri dhe Qyrani janë dy rinovimet e para, ndërsa në bashkëpunim me FSHF do ketë një rikonstruksion të stadiumit.
Njoftim!
Klubi i Futbollit “Korabi” ka vendosur te rikthehet në stervitje pas periudhës së pushimeve për të nisur parapërgatitjet për sezonin e ri 2022-2023.Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike datat e fillimit të edicioneve të reja ndaj në datë 11.07.2022 Korabi rikthehet në stërvitje në Tiranë e më pas do të zhvillojë fazën përgatitore.
Në bashkëpunim midis Klubit, Bashkisë Dibër dhe FSHF është planifikuar dhe ndërhyrja në stadiumin “Korabi” për të cilin tashmë ka një projekt të sapo përfunduar dhe pritet që të miratohet dhe të zhvillojet për të krijuar kushtet e nevojshme sipas standarteve të UEFA & FIFA. Gjatë kësaj periudhe klubi do kujdeset për merkaton dhe ndërkohë njoftojmë konfirmimin e trajnerit Shpend Kumbarçe në krye të pankinës që do vijojë të drejtojë skuadrën sëbashku me Donald Mëziun.
.
Xhuliano Reçi do ti bashkohet teknikëve si asistent dhe Besnik Beqiri rikonfirmohet si trajner i portierëve.Ditët në vijim pritet që skuadrës ti bashkohet edhe një tjetër pjestar stafi dhe lojtarë me të cilët Klubi është në bisedime për rinovime dhe për tu afruar sipas kërkesave të stafit.
Jurgen Mehidri & Avernolt Qyrani janë dy rinovimet e para me të cilët Klubi ka gjetur gjuhën e përbashkët. Falenderojmë publikisht për kontributin lojtarët të cilët kanë zgjedhur rrugë tjetër pas përfundimit të kontratës.
Newsport.al