Tragjike në Dibër, 15 vjeçari mbytet në lumin Drin i Zi

0 0
Read Time:47 Second

Një 15 vjeçarë nga fshati Podgorcë i Njësisë Administrative Maqellarë në Bashkinë Dibër ka humbur jetën këtë të hënë tragjikisht teksa po lahej në ujërat e lumit Drin i Zi.
Sipas Policisë së Dibrës ngjarja tragjike është shënuar rreth orës 14 e 10 minuta ku 15 vjeçari me inicialet A.L ka qenë duke u larë bashkë me të rinj të tjerë në lumin Drin i Zi i cili ndodhet vetëm pak metra larg banesës.
Dyshohet se 15 vjeçari është rrëmbyer nga rrjedha e ujit dhe nuk ka mundur dot të dalë në breg.
Kanë qenë fëmijët e tjerë të cilët kanë lajmëruar policinë dhe autoambulancën por fatkeqësisht i mituri kishte ndërruar jetë në ujërat e lumit.
Edhe vitin e kaluar në të njëjtën periudhë u mbyt në ujërat e lumit Drin i Zi një vajzë vetëm 12 vjeçare. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur “Ura e Lushës” në Njësinë Administrative Arras pot ë Bashkisë Dibër.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %