Lija e dhenve” apo sëmundja e Variçelës, prek fëmijët në Dibër, mjeku Cfarku: Prindërit të tregohen të kujdesshëm

0 0
Read Time:51 Second

Që nga mesi i muajit Prill e në vazhdim në urgjencën e pediatrisë së Spitalit Rajonal të Dibër, janë paraqitur nga 7 deri në 8 fëmijë të prekur nga lija e dhenve apo siç njihet ndryshe Variçela. Këtë e konfirmon mjeku pediatër pranë këtij spitali, Filip Cfarku i cili shprehet se rastet kanë qenë të shumta për shkak se fëmijët e prekur frekuentonin shkollat, kopshtet e çerdhet.
Mjeku pediatër shton se duhet bërë shumë kujdes nga ana e prindërve. Ai këshillon që të mos përdoret asnjë antibiotik por prindërit duhet të kujdesen për higjenën e fëmijës në mënyrë që sëmundja të kalojë pa lënë pasoja, pasi në të kundërt rrezikon të infektojë lëkurën. Me mbylljen e shkollave e kopshteve rastet pritet të vijnë në rënie.
Variçela është sëmundja më ngjitëse e moshës fëminore. Ajo karakterizohet nga puçrrat e kuqe, në majën e të cilave formohen fshikëzat, që shoqërohen me të kruajtura. Mjekët rekomandojnë medikamente që qetësojnë ndjesinë e të kruajturit, lehtësojnë dhimbjet dhe largojnë ethet, por jo antibiotik.

Mattv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %