Kosova i jep fund shpresave për vendin e parë në Ligën C, pasi ka pësuar një humbje tjetër 2-0 ndaj Greqisë në transfertë. Ishte një ndeshje e shoqëruar nga tensionet, teksa tifozeria vendase sulmoi dardanët në shkallët e stadiumit dhe provokoi me flamurin e Kosovës.
Sa i përket ndeshjes, Giakoumakis zhbllokoi rezultatin në minutën e 71-të me një goditje të saktë me kokë. Arbitri e ndërpreu sfidën për shkak se tifozët e Kosovës u sulmuan nga vendasit, teksa Muriqi madje i këkroi që sfida të mbyllej.
Gjithsesi francezi e vijoi, dhe në fundin e shtesës së ndeshjes Mantalos shënoi dhe golin e dytë që vulosi fitoren që e mban Greqinë në vendin e parë me 12 pikë, 6 më shumë se Kosova.
Spanja fitoi 2-0 ndaj Republikës Ceke, me gola të shënuar nga Soler dhe Sarabia. Zvicra ndërkohë shokoi Portugalinë duke fituar 1-0, me një gol të shënuar nga Seferovic që në minutën e parë. /R.Lika-Koha Jonë/