Rama publikon pamjet nga tuneli i Skërficës: Do të shkurtojë udhëtimin drejt Sarandës

0 0
Read Time:31 Second

Përmes një postimi në rrjete sociale kryeministri Edi Rama ka njoftuar se punimet për tunelin e Skërficës janë drejt përfundimit.

Sipas tij, rruga e re Kardhiq-Delvinë do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, ndërsa do të shkurtohet koha e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta.

“Mirëmëngjes dhe me punimet drejt përfundimit të tunelit të Skërficës, me të cilin hapet përfundimisht edhe rruga e re dhe e shumëpritur Kardhiq-Delvinë, që do të zbulojë një tjetër pjesë të mrekullueshme të Shqipërisë, duke shkurtuar njëkohësisht kohën e udhëtimit drejt Sarandës me 45 minuta, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %