Sot, pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, ndërroi jetë profesoreshë Edlira Haxhiymeri.
Lamtumira e fundit për prof. Edlirën zhvillohet nesër (15.05) në varrezat e Tufinës.
Ceremonia mortore kryhen sot në shtëpinë funerale ALBA 2000, në Rrugën e Dibrës, ndërsa homazhet e fundit kryhen nesër nga ora 9:30 deri në 11:00 në mjediset e Fakultetit të Shkencave Sociale.
Kush ishte profesoreshë Edlira Haxhiymeri?
U lindnë Tiranë nga dy prindër dibranë, Tahir dhe Nustrete Haxhiymeri. Tahiri, si një pasardhës i familjes së Iljaz Pashë Dibrës (Qokut) ishte dhe mbeti si pedagogu që bëri më shumë për ato studentë dibranë që u shkolluan në ato vite në Tiranë. Ndërsa nëna e saj, Nustretja, ishte bijë në fisin e njohur të Shehlerëve.
Edlira, si një cucë dibrane, që në fëmijëri e ka ndjerë dhe përjetuar ndjenjën e fortë të dashurisë që vetë prindërit i kanë ushqyer për vendlindjen. Përfytyrimi i saj për Dibrën është si qyteti më i bukur, më i pastër, më mikpritës dhe më me traditë se çdo qytet tjetër. Fati, puna, detyra e saj ia krijuan mundësitë që Edlira të vizitonte qytete vërtet të bukur dhe madhështorë të botës, si në lindje, ashtu edhe në perëndim, por kur kujton Dibrën, rruga e kthimit i bëhej edhe më e shkurtër se sa ajo që kishte vajtur. Ky lloj vlerësimi shkonte deri atje saqë nuk e mendonte që jetonte në kryeqytet, por kryeqendra e vendit për të duhej pa dyshim që të ishte vendlindja e prindërve të saj, Dibra.
Edlira është shkolluar në Tiranë. Studimet universitare i ka kryer për Gjuhë Angleze dhe është specializuar për Psikologji. Që nga viti 1987 është pedagoge në fushën e Psikologjisë.
Ka mbrojtur gradën “Doktore e Shkencave” dhe ka fituar titullin “Profesore e Asocuar”.
Më shumë:
http://rrugaearberit.com/2019/03/13/edlira-haxhiymeri-pedagogia-e-perkushtuar-per-arsimin-dhe-shoqerine/