Read Time:37 Second
Partizani fitoi sot 1-2 në transfertë me Kukësin. Sfida e javës së 32 në Superligë u vendos nga dopieta e Junior për Demat në të 26 dhe 40 minutë. Goli i Milunovic në pjesën e dytë rezultoi sa për statistika te verilindorët, që nuk ia kanë dalë të marrin fitore në dy ndeshjet e zhvilluara në stadiumin e ri.
Tej lojës së mirë, sfida prodhoi edhe përplasje të fortë edhe nerva në fushë dhe pankinë. Maguette dhe Gresild Lika te Partizani u ndëshkuan me karton të kuq, duke humbur mundësinë të luajnë në derbin me Tiranën (e shtunë 19:45).
Mageutte u ndëshkua pas një gjesti antisportiv në fushë, ndërsa Lika ishte në stol kur pa të kuqin nga Hamiti para syve.