Shaqir Manjani, intelektuali i urtë dibran

8 2
Read Time:1 Minute, 2 Second

Dibra gjithmonë ka nxjerrë djem dhe vajza të përkryer të cilët kanë dhënë dhe po japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme. Sot kemi zgjedhur të flasim për një nga djemtë që gëzon cilësi te larta profesionale dhe njerëzore siç është avokat, Shaqir Manjani.
Shaqiri ka lindur në vitin 1989 në fshatin Homesh, të Njësisë Administrative Shupenzë.
I diplomuar për drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër, në fakultetin e Drejtësisë. Manjani ka punuar në Njësinë Administrative Shupenzë si jurist, më pas po në të njëjtin institucion, si auditues i brendshëm. Në vitin 2013-të ka punuar si Anëtar i Këshillit Mbikqyrës pranë SH.A Ujësjellës Bulqizë. Pas kësaj periudhe ka ushtruar profesionin si Avokat , ku studioja e tij ligjore “Manjani” , njihet për profesionalizmin që ofron.

Ai ka eksperiencë edhe në fushën e Pedagogjisë pasi vitin e kaluar ka qenë Petagog në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës.
Shaqiri ka përfunduar me rezultate të shkëlqyera fakultetin, e jo me kot kur përmendet emri i tij, të gjithë thonë :” Ah, po! Ai është Avokat”!
Kush e njeh Shaqirin, e din se jo më kot e kemi zgjedhur si figurë për t’a trajtuar.
Ai karakterizohet nga nje thjeshtësia, modestia dhe komunikimi.
Si i thonë Dibranët…”S’vritet per gjak”!

Happy
Happy
69 %
Sad
Sad
8 %
Excited
Excited
8 %
Sleepy
Sleepy
8 %
Angry
Angry
8 %
Surprise
Surprise
0 %