Pranvera vjen me alergjitë, flet mjeku Jella: Çfarë duhet të keni parasysh

0 0
Read Time:46 Second

Ardhja e stinës së pranverës për disa persona do të thotë ardhje e problemeve shëndetësore. Kjo ndodh kryesisht tek ata të cilët vuajnë nga alergjitë e ndryshme. Mjeku Hazis Jella pranë spitalit të Bulqizës thotë se në këtë periudhë problemet me alergjitë shtohen, kryesisht ato alergji që vijnë nga lulet. Për mjekun Jella, disa nga shkaqet kryesore është shpërndarja e polenit të luleve nëpërmjet erës apo mënyrave të tjera. Mjeku Hazis Jella, njëherësh Drejtor i Spitalit të Bulqizës thotë se të gjithë ata persona që kanë probleme me alergjitë duhet të tregohen të kujdesshëm, të mos ekspozohen në ambjente të jashtme kur fryn erë si dhe të mbyllin dritaret e banesës gjatë natës. Sipas tij, kjo periudhë shton në spital numrin e qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të shfaqjes së alergjisë.

Problemet shëndetësore të shkaktuara nga alergjitë e stinës janë të ndryshme dhe kërkojnë mjekim të veçantë për secilin lloj.

Mattv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %