Read Time:33 Second
Mëngjesin e kësaj të diele fokus i Policisë Bashkiake ishte lirimi i trotuareve nga tregtarët ambulantë në lagjen “Treg”, aksion i cili u ndoq edhe nga Zv/kryetari i Bashkisë Dibër, z.Rruzhdi Deda.
Nga sot ish tregu i produkteve shtazore do të jetë në dispozicion për shitësit e fruta-perimeve, si dhe produkteve të bulmetit, ndaj kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e çdo tregtari në këtë aksion, i cili do të vijojë deri në zgjidhjen përfundimtare të këtij problemi vërtetë shqetësues për qytetarët dibranë.
Në të kundërt, për shitësit e padisiplinuar do të aplikohen masat administrative(gjoba), si dhe konfiskime të mallit nëse do të jetë e nevojshme.