Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga kushtet e paqëndrueshme atmosferike, si reshje shiu dhe së fundmi ato të dëborës.
Në lidhje me situatën e krijuar nga kushtet atmosferike në 24 porët e fundit, një reagim ka bërë edhe Autriteti Rrugor Shqiptar i cili nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, ka bërë të ditur gjendjen e akseve rrugore.
Sipas ARrSh, reshje dëbore ka pasur në në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë, por fatmirësisht qarkullimi i automjeteve bëhet pa problem në të gjithë akset.
Drejtuesve të automjeteve u është bërë apel për të treguar kujdes të shtuar dhe respektim të sinjalitstikes rrugore.
Postimi i plotë:
Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Korçë-Ersekë, Dardhë, në Kukës-Bushtricë, Kukës-Ura e Zapodit, në Valbonë
Qarkullimi kryhet pa probleme në të gjitha akset nacionale pasi është punuar me pastrimin dhe shpërndarjen e kripës
Drejtuesit e mjeteve duhet të bëjnë kujdes në lëvizje, sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore
Bulqiza.info