Nesër nis muaji i shejntë i Ramazanit. Myftinia Dibër uron besimtarët.

0 0
Read Time:1 Minute, 4 Second

NJOFTIM PËR OPINION

Agjërimi i Ramazanit fillon më 02.04.2022

KMSH, Myftinia Diber njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit fillon ditën e shtunë, me 2 Prill 2022.

Me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit,Myftinia Diber dhe Xhamia Peshkopi përgëzon besimtarët në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni, diasporë e në trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

Duke qene qe neser mbas akshami eshte nata e pare e Ramazanit, eshte edhe nata e pare e namazit te teravise.

Ramazani është muaji i sabrit (durimit), kurse shpërblimi i sabrit është xhenneti. Ramazani është muaji i bamirësisë, muaji në të cilin shtohet bereqeti i besimtarëve. Kush e fton tjetrin në iftar, do t’i falen gjynahet, do t’i shpëtojë zjarrit të xhehenemit dhe do të ketë shpërblim të barabartë me atë që e ka ftuar në iftar pa asnjë pakësim të shpërblimeve të veta.”
Sahabet i thanë Profetit se disa nga ata nuk kishin mundësi për këtë. I dërguari i Allahut u përgjigj: “Allahu do të shpërblejë me shpërblimin e përmendur, cilido që e fton për iftar agjëruesin edhe me një hurmë, apo një gotë qumësht, ose qoftë edhe me një gotë ujë”.

URIME MUAJI RAMAZANIT! 🌙 ☪️

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %