Nuk ka fitues në derbin i Qarkut Dibër, Burreli e Korabi ndajnë nga një pikë

0 0
Read Time:1 Minute, 28 Second

Derbi i Qarkut Dibër i luajtur të shtunën në “Liri Ballabani” përfundoi pa fitues. Skuadrat ndanë nga një pikë pas përfundimit të ndeshjes me porta të paprekura. Të dyja kampet e kishin vlerësuar maksimalisht përballjen duke e konsideruar si të vështirë garën jo vetëm për rivalitetin në kampionat por edhe për shkak të emocionit që kanë sfida të tilla brenda një qarku. Djemtë e drejtuar nga tekniku Alert Alcani u hoodhën direkt në ofensivë për të kërkuar golin por edhe për të vënë nën trysni skuadrën dibrane. Është Stafa i cili në minutën e dytë mund të kishte shënuar teksa merr një top të devijuar nga portieri Qyrani nga e djathta e tij ngjitur me portën mike, por ai nuk është i vëmendshëm dhe topi përfundon në fundore. Ky ishte rasti i vetëm për matjanët për të shënuar në pjesën e parë, ndërsa dibranët nuk patën asnjë mundësi në këtë pjesë. Edhe pjesa e dytë u zhvillua me emocion dhe luftë nga të dyja skuadrat. Episode ishin sporadike, por rastet ideale edhe në këtë pjesë ishin vetëm dy. Në minutën e 74 Kryemadhi pason brazilianin Oliviera ndërsa ky i fundit, pason Daijan i cili ndodhej fare pranë portës mike, por gjuajtja e tij ishte e pasaktë duke e kaluar topin mbi shtyllën horizontale. Miqtë mund të kishin shënuar vetëm 10 minuta më vonë me Markun i cili merr një top të largët dhe nën dilemën e pozicionit jashtëloje, del i vetëm me Kocën, por nuk arrin të shënojë teksa aty afrohet shpejt mbrojtja matjane. Këto ishin episode kryesore të kësaj sfide, ndërsa për trajnerin e Burrelit, Alert Alcani, mungoi fati:

Trajneri i Korabit, Artan Mërxhushi nuk është aspak i kënaqur me lojën e të tijëve dhe me pikën e marrë ndaj Burrelit.

Mat TV

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %