Lavdrim Puci, djali punëtor dhe me zemër të madhe

1 0
Read Time:2 Minute, 4 Second

Lavdrim Puci lindi në fshatin Venisht më 13 Maj të vitit 1980. Venishti është një fshat i cili bën pjesë në Njësinë Administrative Sllovë dhe ky fshat bën pjesë në zonën përfaqësuese të njërëzve punëtorë dhe të mencur të zonës së ujëemujës. Ai lindi nga nje familje e madhe me tradita të larta humane, mikpritëse dhe bujare të kësaj zonë e cila brez pas brezi e ka dëshmuar mjaftë qartë atë.
Lavdrimi shkollën fillore dhe tetëvjeçare e ka përfunduar në shkollën e Shumbatit, ndërsa të mesmen e mbaroi në Sllovë, duke ndjekur më pas studimet për Inxhinieri Ndërtimi në Tiranë. Ai përfundoi masterin shkencor për administrim biznes ku në atë kohë ekonomia e tregut ishte e lirë ku ai guxoi të futej në tregun e ndërtuesve duke u licensuar dhe ngritur shoqërinë e ndërtimit mjaftë të suksesshme “Puci SHPK”.
Fillimet si kudo ishin të vështira dhe me një kapital të vogël, me pak punëtorë kompania e ndërtimit “Puci Shpk” falë mirëadministrimit të tij arriti të zgjerohet dhe në këtë kompani punojnë rreth 50 punëtorë. Puci Shpk me administrator Lavdrimin, djalin e zgjuar dibran zotëron kapital dhe garon dejnësisht në fushën e ndërtimit jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë.
Por Lvadrimi nuk është vetëm një biznesmen shumë I suksesshëm në Tiranë. Ai është një familjar model, I martuar dhe është babi I dy fëmijëve. Veprat e tij të mira në komunitet nuk janë vetëm në familjen e tij dhe në biznes por edhe në fushën e humanizmit.
Lavdrimi Puci me origjinë nga Venishti I Dibrës u gjendet cdo ditë pranë njerzive në nevojë, pa bujë, pa foto dhe pa marketing sic rëndomtë shohim në rrjete sociale apo media të përditshme. Kujtojmë që ai vuri në dispozicion kapitalin e tij financiar dhe njerëzor të kompanisë për të ndërtuar tre shtëpi menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ing.Lavdrim Puci iu bashkëngjit ekipit grek të ekspërtëve që kryen ekspertizën e dëmëve në bashkinë Durrës. Për 20 ditë me këtë ekip, braktisi familjen e tij, për të kryer ekspertizë sipas standardeve ligjore. Madje gjatë atyre ditëve, jo rastësisht evidentoi tri familje që iu dëmtuan rëndë shtëpitë, kryesisht familje me jetimë në Manëz e Tiranë dhe falë investimit e ekspertizës së tij, brenda tre muajve u “dhuroi” atyre shtëpi të reja, duke investuar mbi 100 mijë Euro.
Njerëz të tillë si djali I Dibrës Lavdrimi na duhen gjithmonë sepse na bëjnë krenar sa herë I takojmë dhe dëgjojmë për to.

|Samet Zagradi/ DibraON|

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
100 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %