Në diten e 7-Marsit ku në vëmendjen e të gjithëve është mësuesi që punon drejtpërdrejt me nxënësit nuk u lanë pa u përshëndetur dhe mësuesit që po gëzojnë pencionin. Shkolla 9-vjecare “Demir Gashi” si një shkollë Qendër Komunitare mendoi dhe organizoi një takim model ku në focus ishin mësues veteran që i përkushtuan jetën arsimit në Dibër.
Takime cilësore të shkollës “Demir Gashi” që tashmë janë kthyer në traditë, mbështetur nga Komuniteti dhe organizata World Vision Albania që gjithmonë suporton shkollat dhe komunitetin dibran janë pika të forta referimi për të treguar që mësuesit dhe nxënësit e shkollave të Dibrës kanë vullnet dhe cilësi të jashtëzakonshme për të ndërmarrë nisma të tilla ta mrekullueshme.
Në këtë aktivitet organizuesit ftuan për të nderuar mësues që gëzojnë pencionin, kryesisht ato që kanë dhënë kontribut në shkllën 9-vjecare Demir Gashi. Ndër to figura të nderuara si Ahmet Caushi, Fariz Cibaku, Mentor Domazeti, Shazimete Selami, Flora Lami, Nurie Begu të cilët në shenjë mirënjohje u nderuan në ditën kur simbolizohet mësuesi.
Përvec organizatorëve dhe drejtuesve të shkollës të pranishëm ishte Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Dibër, Brigena Dani, Prefekti I Qarkut Dibër Nexhbedin Shehu, Përfaqësues të organizatës World Vision Albana, mësues të shkollave të tjera e shumë personalitete të tjerë të fushave të ndryshme.
|Dibra ON|