TIRANË – Rritja e çmimeve të naftës duket se ka bërë që qytetarët të reagojnë menjëherë duke kërkuar mbajtjen e një proteste mbarëkombëtare.
Në rrjetet sociale ka qarkulluar fjala për t’iu bashkuar protestës e cila do të mbahet një ditë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale, të hënën e 7 marsit. Në njoftimin e protestës u bëhet thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 17:00 përpara monumentit të Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe të bëjnë një marshim në drejtim të kryeministrisë.
Kujtojmë që çmimi i tregtimit të karburantit ditën e sotme në vendin tonë arriti vlerën 230 deri në 234 lek për litër, duke shënuar kështu një rekord historik.
Thirrja e protestës:
Të dashur qytetarë, përtej facebook dhe ankesave, nga dita e Hënë datë 7 Mars ora 17:00 mblidhemi çdo dite para monumentit Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe marshojmë drejt kryeministrisë. Ftojmë çdo qytetar që është kundër kësaj çmendurie! Reago zgjohushqipëtar mos_hesht MbroJetën mbrotëardhmen TashpëtojmëShqipërine
Bulqiza.info