Rubrika personazh/ Veli Murati nga Bulqiza i cili vijon të ushtrojë profesionin e kovaçit

0 0
Read Time:50 Second

Personazhi i kronikës sonë këtë herë është kovaçi 65-vjeçar Veli Murati, nga lagjia Minatori në qytetin e Bulqizës. Veliu shprehet se ka punuar 23 vite si kovaç në minierën e Bulqizës, më pas në Gjeologji, dhe tani e ka shndërruar kovaçhanen në një biznes të vogël familjar. Ai thotë se janë minierat ato që vijojnë të bëjnë porosi për materiale si ganxha për armaturat, gozhda shinash etj, por edhe familjet fshatare që porosisin vegla bujqësore.

Kovaçi ka dëshirë ta lë trashëgim zanatin e tij edhe fëmijëve, pasi thotë se ky zanat nuk të lë pa të ardhura në xhep, sa për mbijetesë në familje. Por fëmijët sipas tij nuk është se e pëlqejnë pasi e konsiderojnë zanat të rëndë.

65-vjeçari Murati e nis ditën e punës në kovaçhane që në ora 7 e mëngjesit dhe e mbyll në 4 të padites, pasi ka mjaft punë për të bërë nga kërkesat e vazhdueshme që merr nga ndërmarrjet prodhuese por dhe nga familjarë.

mat tv

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %