Pas viteve 90-të shumë vepra të ndërtuara gjatë regjimit monist u shkatërruan, me pretekstin se ishin vepra të diktatorit Enver Hoxha. Ndër objektet që ranë pre e shkatërrimit në të gjithë vendin ishin edhe bunkerët, të ndërtuar për tu shfrytëzuar në rast lufte. Shumë pak prej këtyre veprave kanë mbetur pasi pjesa më e madhe janë thyer për tju marrë elementët metalik të cilat janë shitur për skrap. Në Qarkun e Dibrës janë pak vepra që ende nuk janë shkatërruar nga dora e njeriut dhe gjendja e luftës e krijuar në Ukrainë, duket që ka rikthyer në memorie nevojën për bukerët, qoftë në aspektin sulmues apo mbrojtës. Banorët e Maqellarës shprehen se të vetmet objekte që kanë mbijetuar janë ato të cilat kanë qenë pranë banesave. Ata thonë gjithashtu se këto vepra mund të duhen një ditë, ndaj dhe nuk duheshin prishur.
Konflikti në Ukrainë ka ndezur ndjenjën e luftës në mbarë botën, ndërsa të shqetësuar janë vendet e përfshira në sanksione ndaj Rusisë.
Mat TV