Read Time:29 Second
DIBËR– Reshjet e dëborës që kanë përfshirë gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm zonat malore, kanë shkaktuar edhe problemet e para në qarkullim.
Sipas Policisë, për shkak të reshjeve, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.
Për këtë arsye Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve që të ndjekin aksin e vjeter Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass nga firma kontraktore.
Policia Rrugore ka shtuar prezencën e saj në të gjitha akset rrugore, dhe apelon për kujdes të shtuar në drejtimin e mjetit.
Bulqiza.info