Kandidati i “Shtëpisë së Lirisë” në Dibër fton rivalët në debat televizivIsh

0 0
Read Time:40 Second

Sali Berisha ka prezantuar këtë të dielë, kandidatin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, për Dibrën, Premtim Kryemadhi.

Gjatë prezantimit që iu bë ditën e sotme ai ka ftuar kundërshtarët e tij që të bëjnë një debat publik televiziv, mbi këndvështrimet për zhvillimin e Dibrës.

 “Vazhdojnë t’ju ofrojnë Dibrës kandidatë që vijnë nga Tirana. Dibranët nuk e meritojnë të qeverisen nga prefektë dhe kryetarë bashkie që jetojnë ose banojnë në hotele. Nuk po zgjatem më tepër me kandidatët rivalë, por e shfrytëzoj këtë foltore që t’i ftoj tre kandidatët në një debat publik televiziv mbi këndvështrimin që ne kemi për zhvillimin e Dibrës dhe dibranët e meritojnë të kenë një debat të tillë. Koha për të ndryshuar ka ardhur”, tha Berisha./Opinion.al

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %